
Historiku i kompanisë
Nona Chain operon prej 6 vitesh në tregun shqiptar, me një klientelë që zgjerohet e bëhet çdo ditë më besnike. Ne vijojmë të zgjerohemi në këtë industri që është gjithnjë e më shumë konkuruese dhe në çdo hap tonin përmirësojmë shërbimet për t'i ofruar më të mirën klientëve tanë që janë bërë pjesë e jona gjatë gjithë këtyre viteve.
Objektivat tona janë që në dekadat e ardhshme, të vazhdojmë të transformojmë industrinë tonë duke u bazuar dhe ju qëndruar vlerave tona thelbësore.
Nona Chain është zinxhiri më i madh i bar kafe, restorante, ‘’fast food’’, gatime tradicionale dhe kreperi, me vendodhje në pikat kyçe të Tiranës dhe bregdetin e Jugut, për të qenë pranë çdokujt që dëshiron të ndjejë shijen e vërtetë dhe shumëllojshmërinë e ushqimeve të preferuara.
Nona Chain ndërton brande që prej vitit 2018, e ndaj është gjithmonë në kërkim të cilësisë së lartë dhe pranë klientëve për të festuar shijen në çdo moment. Brandet e zinxhirit të Nona Chain kanë një perspektivë të ngritur me themele të forta e punë të palodhur, duke e bërë kështu një ndër brandet konkuruese në gjithë Shqipërinë, në sektorin ku operon.
Nona Chain përfshin një gamë të gjerë produktesh të prodhimit ushqimor duke nisur me gatimet tradicionale që mund të shijohen tek “Nona Plot me Gjona”, gatimet fast- food te GSS, të ëmbëlsohesh tek kreperitë “Koko” e të shijosh një kafe pranë bar kafeve “Lavazza” me lokacione në qendrat tregtare me të njohura siç janë: TEG, QTU, TOPTAN dhe RING. Duke vijuar më tej me restorantet ku specilitetet e të cilave variojnë nga kuzhina mesdhetare, e lokalizuar në restorantet, si: Ulliri TEG dhe Ulliri Qender, deri te shija aziatike, e cila ofron sushit më të mira në kryeqytet, Vila Yamato.
Gjatë sezonit të verës Nona Chain vjen më afër pushuesve me Nazar, Ulliri dhe GSS në Green Coast si dhe Yamato Drymades që konsiderohen si destinacionet kryesore të rivierës së jashtëzakonshme shqiptare, frymëzuar nga vlerat tradicionale të zonës.
Për më shumë se 6 vjet, ne kemi arritur të jemi një kompani e suksesshme që ofron tashmë edhe shërbime delivery.
Objektivat tona janë që në dekadat e ardhshme, të vazhdojmë të transformojmë industrinë tonë duke u bazuar dhe ju qëndruar vlerave tona thelbësore.
Vizioni
Ne operojmë në treg për të ofruar vakte të shijshme, shërbim me standardet më të larta dhe një eksperiencë unike për të gjithë klientët tanë.
Misioni
Të evoluojmë dhe transformojmë çdo brand të portofolit tonë përmes modeleve inovative të biznesit dhe eksperiencave unike.
Vlerat tona
- Ne jetojmë dhe marrim frymë me ushqimin, paraqitjen dhe shijen e tij.
- Ne i trajtojmë klientët si mysafirët tanë specialë. Kemi aftësi të shkëlqyera për shërbimin ndaj klientit.
- Njohuri të shkëlqyera F&B.
- Ushqim i shkëlqyer, i ekuilibruar.
- Ekipe të trajnuara të personelit të motivuar.
- Partneritet dhe besim i shkëlqyer afatgjatë i klientëve.
- Atmosferë e këndshme dhe profesionalizëm.
BRANDET TONA
Koko është një kafene dhe pasticeri, pozicionuar në qendrat tregtare më të njohura në Shqipëri, TEG dhe QTU.




Lavazza Coffee Shops ndodhen në qendrat tregtare më të mëdha në Shqipëri, TEG, RING dhe QTU duke ofruar shijen italiane për klientët.
Ulliri frymëzuar nga pasioni për të sjellë gjithmonë risi! Përvoja disa vjeçare në industrinë e shërbimeve, na ndihmoi të punojmë mbi një koncept inovativ, duke ndërthurur traditën dhe modernitetin.
Nazar Beach aty ku arkitektura e stilit Boho, atmosfera premium dhe elegante, njohuritë ndërkombëtare në menaxhim dhe shërbimi me cilësi të lartë e dallojnë nga të tjerët në Shqipëri.
Nona Plot me Gjona është një koncept i vetë-shërbimit në kategorinë e ushqimit, i vendosur në qendrat tregtare më të mëdha në Shqipëri.
Yamato, me një vendndodhje strategjike në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit solli për herë të parë kuzhinën japoneze në Tiranë.
Grilla Souvlaki Stop eshte nje fast food, pozicionuar ne qendrat tregtare me te njohura si TOPTAN, TEG, QTU dhe RING.

