Skip to Content

Internship Finance

Tirane, Albania

Nën mbikëqyrjen e Menaxherit të Financës asiston në të gjitha proceset financiare për të cilat Departamenti i Financës ka nevojë.  

Detyrat:

  • Asiston në detyrat e përditshme të Departamentit të Financës;
  • Kryen arkivimin e dokumentacionit;
  • Kryen sistemimin e faturave të blerjes dhe të shitjes sipas datave përkatëse;
  • Asiston në regjistimin e faturave të blerjes si dhe në gjenerimin e faturave të shitjes në programet financiare;
  • Asiston në gjenerimin e faturave nga sistemi Self-Care;
  • Asiston në procesin e mbylljes së arkave;
  • Asiston në rakordimin e kartelave klient/furnitor;
  • Asiston në përgatitjen e analizave dhe raporteve financiare javore dhe mujore;
  • Asiston departamentin e thesarit në kontrollin e mandat pagesave, mandat arkëtimeve dhe pasqyrimin e tyre ne programin përkatës


Kualifikimet:


  • Të jetë student i masterit në profilin Financë-Kontabilitet, Administrim Biznesi, etj;
  • Njohuri të mira të fushës së financës dhe programeve kompjuterike;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.